Erdhe të më thuash
se fjala është e ajrtë
e nuk ka formë.
Premtimi është një lojë,
se qeni dhe njeriu
janë njësoj.
Erdhe të më thuash:
koha të plak me hile,
dhe rrudhat në ballë
ti vë tinëzisht,
duke të thënë
fjalë dashurie.
Po më çon fjalë
hon më hon,
se koha rri ngushtë
në pulsin tënd.
Në eter
një kohë tjetër po vjen,
koha jote
me një tjetër diell,
me një tjetër hënë.
