Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izrael, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 15 tetor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.
Një person mund të blejë deri në katër bileta.
