Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeNis takimi trepalësh i shumëpritur Kurti-Vuçiq-Borell në Bruksel

Nis takimi trepalësh i shumëpritur Kurti-Vuçiq-Borell në Bruksel

Ka nisur në Bruksel takimi i përbashkët mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Pas dy takimeve ndaras me palën kosovare dhe atë serbe, Borrell ka pritur në takim të përbashkët Kurtin dhe Vuçiqin.

Fokusi i takimit do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në takimet ndaras, Borrell ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special të Evropës për Dialog, Miroslav Lajçak.

Në fund, Borrell do të deklarohet para mediave lidhur me takimet e zhvilluara.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT