Sunday, December 7, 2025
BallinaVitrina e libritNita Bardhi-Trupi i natës

Nita Bardhi-Trupi i natës

Sytë e bufit
e shikuan trupin e natës
nga koka te këmbët.

Gërshetëzës ëndrra-thurrur
i falën pak jetë
nga liqeni ku shihte veten hëna-
premtim përfytyrimi,

nga hëna me yje të mesnatës përreth-
premtim heshtjeje,

nga yjet e mesnatës që këndojnë hymnin kozmik para agimit-
premtim hyjnor,

nga agimi ku retë ikin në fërfëllim të erës së kohës-
premtim rimishërimi

nga retë që boshatisin udhët e dritës-
premtim i udhëtimit që s’mbaron

nga drita, frymëmarrje e kohës-
premtim i përjetësisë që atëherë e sot.

Vetëm të nesërmen,
të nesërmen nuk ia premtuan dot.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT