Wednesday, January 21, 2026
BallinaLajmeNjë burrë dhe një grua gjenden të vdekur në një vilë në...

Një burrë dhe një grua gjenden të vdekur në një vilë në Pejë, Policia jep informacionet e para

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në një vilë në Pejë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se bëhet fjalë për një burrë dhe për një grua.

“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, tha Gashi.

Akoma nuk dihet nëse ata kanë qenë familjarë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT