Një burrë në fshatin Rogovë të Gjakovës është gjetur i vdekur të hënën pasi dyshohet se është goditur nga një rrufe.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima është gjetur e vdekur në fushë.
Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.
