Filluan që herët me beton,duke marrë e duke shitur nëpër Kosovë,tash kompania “Alba Group”,njihet si ndër kompanitë më të mëdha të betonit dhe ndërtimit në Kosovë dhe më gjerë.
Para disa vitesh,ku jo çdokush mund të bënte një gjë të tillë,vëllezrit Sherif dhe Shema Ramuka që janë pronar të “Alba Group”,filluan ndërtimin e një kompleksi banesor në Prishtinë ku njihet si më e madhja jo vetēm në Kosovë por edhe në Rajon.
Ky kompleks përndryshe njihet edhe si kullat binjake.
Përveç këtij objekti gjigant,ata kanë ndërtuar edhe shumë ndërtesa të tjera të modernizuara e të veçanta,që rrallë gjenden në trojet tona.
Alba Group posedon edhe fabrikën e Betonit,si dhe hotelin më të bukur e të veçantë që frekuentohet shumë nga vizitorët dhe pushuesit në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut e që quhet Hotel “Radika”.
Suksesi i tyre nuk mbaron këtu,përkundrazi vetëm çdo ditë e më shumë është në rritje,ata përndryshe janë gati se në përfundim të Fabrikës së Gëlqerës,fabrikë kjo që pritet të jetë,projekt i parë i industrisë së rëndë në Kosovë,që nga paslufta e realizuar nga Alba Group.
Alba Lime Factory,me një lartësi prej 40 metra e që pritet të punësoj dhe shumë punëtorë të kualifikuar në drejtime të ndryshme,varësisht nevojave të ndërmarrjes.
Vlenë të cekët se tek vëllezrit Sherif dhe Shema Ramuka,shpirti human i tyre buron nga mbrenda,ata kudo që është shfaqur nevoja për të ndihmuar,kanë qenë të parët që u kanë ndal ndihmë njerëzve,duke i’u ndërtuar shtëpi njerëzve në nevojë,veshëmbathje e gjëra tjera,si dhe duke i’u ndihmuar të sëmurëve për t’i dërguar jashtë vendit për operacione të ndryshme.
Pra me një fjalë ndihmesat e kësaj kompanie shpeshherë janë më të mëdha në drejtim të njerëzve në nevojë sesa vetë shteti.
Urojmë që sukseset për këtë kompani,mos të ndalen asnjëherë.




