Shkruar nga Poetja Ymrije Beqiri, Duboc, Vushtrri
LOTËT MBI BUQETË, SI NJË BUQET LULE , NË NJË LIBËR…!
Të flasësh për librin e autorit Enver Sahiti, është diqka e pashkrueshme, sepse vet libri ka pershkrimet e vargut të artë të paraqitur ne poezinë e poetit.
E unë do ndalem vetëm pak fjalë ti them për librin e mikut tim poet Enver Sahiti,
Pata fatin qe edhe permbledhjet e tjera te autorit të kam në dorë paraprakisht si dhuratë nga miku im. Mund të them se libri përher ka sherbyer edhe si lidhje e fuqishme e miqësive si mes krijuesve njëashtu dhe me gjërë.
Z. Enver Sahiti një krijues me një stil të veçan këtë përmblerdhje e ka titulluar
“ LOTËT MBI BUQETË” , ku gjat shfletimit të dorshkrimit isha kurreshtare dhe pershtypja e pare ishte se në afro 130 faqe, pasqyrohet jeta, rrugëtimi i autorit, fëmijëria , malli për vendin , te afermit, shoqerine e rrethin , por ne theks te vacant mbresa dhe atdhedashuria.
Duke lexuar poezit e autiorit tani me permasa kombëtare do veçoj disa nga poezitë e tija që hasa në këtë përmbledhje.
Do veçoja poezinë “ Si në dashuri të pare “ ,
S’më mjafton ujvarë lotësh
derdhur për ty
Që ta shuaj etjen time për atë dashuri
Ashtu siç shuhet etja n’Saharë
nga një rebesh shiu kur rrallë bie, shumë rrallë.
Mos të dalë asnjëherë ai diell
që të mos thaj atë njomësi buzësh
njomur nga vesa e lotëve të mi
sikur edhe një ditë shumohet e bëhen nëmijë.
Nuk shterron as syri im
e as oqeani
sa të ketë borë në Himalaje
E nga bjeshkë rrëke uji prrojësh të rrjedhë
e do më njomin buzët e sajë
Mu ashtu si do njomet
e mbahet mend dashuri e parë.
Shifet pa modesti se si poeti i thurrë vargje dshurisë si simbolikë e dashurisë ndaj njeriut, atedheut shoqerisë she atyre qe e rrethojnë qenjen tone.
Pastaj poezinë “ Lypsar dashurie” , ku poeti mjeshtrisht i thurrë vargje si;
Për jetën me shkronja alfabetit do thurrësh këngë dashurie
Si në Lahutën e Malcisë to këndohet ndër breza
Do të bashkosh gurë prockash për ta ndërtuar kalanë
Për dashurinë që s’e humbe por do e kesh sa tërë jeta.
Si fenix do ngjallem nga pluhuri si në legjendë
Për t’shijuar aromë dashurie të munguar kaherë
E mos të jenë prap t’përziera nektari me pelim
Se në parajsë dashurie ku pelin s’do ketë.
Pastaj rëndësi të vacant që kemi hasur ne vargjet dhe poezitë e tija janë paraqitja me shumë dhjimbje e mall I këndoj ; jetës, alfabetit, këngës e Lahutës së Malsisë, dhe miteve të pluhrosura të legjendave.
Mendoj se poezia “ Oj Kosovë “ , ku poeti këtu shfrynë dufin tij dhe flet i revoltuar për gjendjen aktuale pas 25 vjet çlirimi ,
Parlementi vend i cirkut
Na u mbush me plot cirkusa
Bëjnë si qenë e her si ujqër
Tani filluan edhe me grushta.
Haram ju qoftë djersa e popullit
që ju besuan për përfaqësim
Por dëshmorët që u flijuan
Prap mbeten n’altar t’lirisë
E atë liri që na e prunë,
ju na e vratë ditë për ditë.
Gjaku i tyre do ju mallkojë
që e shfrytezuat si meritokraci
e u thirrërt në emer të tij
ku në emër të “sakrificës”
ngritet famë dhe pasuri .
Por pas kësaj revolte, madheshtia e librit gjendet mbrenda vargut kur poeti ju këndon dëshmorëve , heronjëve siç janë siç është Komandant Nazim Budrika, hero Afrim Bunjaku, Gursel e Bajram Sylejmani dhe shumë e shumë trima që sot janë në piedestalin e pavdeksisë e të cilët e bënë historinë. Siç e thash edhe më lart poeti në zhandrin e tij i shkruan edhe mërgimit si një barrë e rëndë mbi supet e popullit tone, ku gjenerata te tera bredhin metropoleve për të ju sigurua familjeve një jetë më të mire. E një veçori e keti libri verejta se autori me shumë mall dhe zemer të thyer i shkruan vendlindjes e cila po boshadiset, kete e pasqyroi më së miri në poezinë “ Sa kam mall ” ku i kujton tani vetëm rrenoja të mbetura të mureve me gurët e vendlindjës.
Pra nga këto poezi mësohen udhë e ngjarje historike të popullit shqiptar. Janë poezi si rrugëtimi me kohën për sakrificën e atyre që e ëndërronin vendlindjen, dhe kërkonin LIRINË e sajë , si frymë jete e mbijedese, dashurinë për të jo vetëm për veten e tij por për mbar popullin shqiptar , për a’tdheun Kosovën dardane!
Vushtrri; 2025 – Ymrije Beqiri

.

