Sunday, December 7, 2025
BallinaVitrina e libritNje poezi nga Inida Brahimi

Nje poezi nga Inida Brahimi

O gurgullimë e gjakut tim
N’avullim …
Dëgjon ?
Holluar në llërë ,
Ngulitur në kujtesën e frymës
Ai…
Si gjurma në rërë
Farit tënd të njëjtë !
I qepet buzës e ulërin n’aortë
E kam lënë
Të heshtë ,por ai prapë thotë!
Mbartem nga dëshira
Dëshira thashë,
Apo dashuria ?

Në pritje të ç’gjëje
Sytë e tij përherë të lagësht
Tanimë rrëshqasin ?!
Pres që të vritem
Në tërësinë e hijes së tij
Hije thashë?
Kështu tha ai !
Megjithëse
dashuria është çështje burrërie
Apo mosdije?
Tashmë e dimë
O gurgullimë e gjakut tim …

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT