Monday, January 26, 2026
BallinaNgjyra jeteNjë rrëfim për jetën nga Charlie Chaplin

Një rrëfim për jetën nga Charlie Chaplin

Kur isha fëmijë, së bashku me babain tim u nisëm për ta parë një shfaqje në cirk. Radha për bileta ishte shumë e gjatë. Përpara neve ishin një çift me 6 fëmijët e tyre. Vërehej se ishin të varfër. Rrobat i kishin të vjetra, por të pastra. Fëmijët ishin shumë të lumtur që do të hynin në cirk.

Kur u erdh radha atyre, babai i fëmijëve pyeti për çmimin e biletave. Kur shitësi i biletave i tregoi çmimin, burri filloi të belbëzoj dhe i pëshpëriti gruas së tij në vesh diçka.

Papritmas babai im nxorri nga xhepi i tij 20 dollarë dhe i hodhi në tokë. Pastaj u përkul, i mori nga toka, e preku burrin në krah dhe i tha:

‘Zotëri ju kanë rënë paratë në tokë’.

Burrit i’u mbushën pak sytë me lot dhe tha:

‘Ju faleminderit shumë zotëri’.

Derisa ata po hynin brenda, babai im më kapi nga krahu dhe u larguam nga radha e biletave. Sepse babai im nuk kishte para të tjera përveç atyre 20 dollarëve që i’a dha atij burrit.

Që nga ajo ditë unë mburrem me babain tim. Ato 2 minuta ishin shfaqja më e mirë që kam parë në jetën time. Dhe jam i sigurt se ishte shumë më e mirë edhe se shfaqja që do ta shihnim brenda në cirk.”

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT