Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritNJË TJETËR NËNË…

NJË TJETËR NËNË…

NJË TJETËR NËNË…
Një tjetër nënë mbylli sytë mbrëmë,
e frymën ndaloi me urdhër të Zotit
palosur duart si një shenjtëri
si të donte të lutej me atë hijeshi,
si të donte të na falte për harresat,
për vonesat,
për lulet e munguara,
e për pritjet e gjata vetmive
ditëve që s’ kryheshin kurrë…
Një tjetër nënë fiku buzëqeshjen mbrëmë,
duke lënë pas gërmadha trishtimi
shkulmin e fundit lotit rrokullisur
e britmën e një dhimbjeje,
përmbytur vajit të përmallur të bijave
Një tjetër nënë iu dha vdekjes mbrëmë
ngarkuar me rënkimin e orëve të tokës,
pikëllimin që qark i sillet botës,
për ta shëmtuar përgjithmonë gurin e themelit
se pragut bijtë s’ka më kush i pret…!

Poezi nga Rudina Muharremi Beja

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT