Saturday, December 6, 2025
BallinaNgjyra jeteNjihuni me Lumturie Koka-Urban! Një vajzë nga Kosova, jashtëzakonisht e suksesshme në...

Njihuni me Lumturie Koka-Urban! Një vajzë nga Kosova, jashtëzakonisht e suksesshme në Gjermani.

E lindur më 17.08.1988 në Kaçanik, Kosovë, Lumturie Koka-Urban tashmë punon si koordinatore e shitjes në ndërmarrjen Tempton në Gjermani.

Së fundmi ajo ka vendosur të kandidojë për Këshillin e Integrimit, i cili do të zgjidhet për herë të parë në qytetin e Grevenit, të dielën, më 14.09.2025, së bashku me zgjedhjet komunale.

Kur u pyet rreth kësaj çështjeje, ajo tregon:
“Arsyeja pse kam kandiduar është sepse edhe në Kosovë kam punuar 10 vite me projekte humanitare dhe integrimi përmes OJQ-ve. Edhe këtu në Gjermani unë punoj çdo ditë me integrimin e të huajve si polakë, shqiptarë, afganë, sirianë, bullgarë, ukrainas etj., duke i ndihmuar lidhur me problemet që kanë, si përkthime, gjetjen e punës, lejet e punës dhe lejet e qëndrimit. Kjo pasi flas shumë mirë gjuhët gjermane, angleze dhe polonisht.”

Vërtet është krenari kur dëgjon për shqiptarët tanë që po tregohen të suksesshëm në Europë dhe kudo, siç është rasti i Lumturies.

Neve nuk na mbetet asgjë tjetër, përveç t’i urojmë shëndet dhe suksese të pafundme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Hubert Church

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll