Zyra për informim e Policisë në Ferizaj ka dalë me njoftim për ata qytetarë që ia mësyjeni Qendrës së Skijimit në Brezovicë, se tani për tani nuk ka vende për parking, ndaj veturat do të ndalohen tek laura në hyrje të Parkut Nacional.
Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe automjeteve të shumta në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, i njoftojmë qytetarët se tani për tani nuk ka vende për parking, të gjitha vendet e rezervuara për parking të automjeteve janë të mbushura tek Qendra e Skijimit, andaj automjetet do të ndalohen tek laura në hyrje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe atumjeteve të shumta në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, i njoftojmë qytetarët se tani për tani nuk ka vende për parking, të gjitha vendet e rezervuara për parking të automjeteve janë të mbushura tek Qendra e Skijimit, andaj automjetet do të ndalohen tek laura në hyerje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit.
Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre .
Kjo bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim të kësaj rruge.
Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë dhe mos të ndalojnë dhe parkojnë automjetet e tyre në më menyrë të parregullt.