Monday, October 13, 2025
BallinaKulturëNjoftim Kombëtar nga Shoqata e Literaturës “Fan S. Noli

Njoftim Kombëtar nga Shoqata e Literaturës “Fan S. Noli

Më 20 shtator 2025, në Vjenë, kryesia e Shoqatës së Literaturës “Fan S. Noli” mbajti mbledhjen e saj të radhës. Kjo mbledhje nuk ishte vetëm letrare e kulturore, por mbi të gjitha një mbledhje me frymë të thellë kombëtare.

Në tryezën e përbashkët, mes ideve dhe propozimeve, u mor një vendim i rëndësishëm dhe unanim: që në programin e manifestimeve për vitin 2026/2027, Shoqata jonë do të nderojë dhe do të festojë dy shtylla madhështore të kombit shqiptar – Festen e Pavarësisë Shtetërore të Kosovës Dardane dhe Festen e Flamurit Kombëtar Shqiptar. Këto janë ditë që mishërojnë sakrificat dhe krenarinë e përjetshme të shqiptarëve.

Në të njëjtën frymë respekti, nuk u la anash as festa kombëtare e shtetit mikpritës, Austrisë, më 26 tetor 2026, një shenjë nderimi dhe miqësie ndërkombëtare.

Shoqata e Literaturës “Fan S. Noli” është gjithmonë e angazhuar për të mbajtur gjallë kujtesën historike, për të forcuar ndjenjat kombëtare dhe për ta ngritur lart zërin e kulturës e të letërsisë shqiptare në diasporë. Me veprimtaritë e saj, kjo shoqatë mbetet një urë lidhëse ndërmjet brezave dhe një dëshmi e dashurisë së pakushtëzuar për atdheun.

Mbledhja u mbyll me një festë simbolike, ku përmes një kokteji të thjeshtë e të përzemërt, u ngritën dolli për madhështinë kombëtare, duke e shndërruar atë natë në një jehonë gëzimi dhe krenarie që zgjati deri në orët e vona.

Me ngrohtësi shpirtërore, kryesia e Shoqatës, kudo që rreh fryma kombëtare, ua përcjell përshëndetjet më të mira gjithë kombit shqiptar, me dëshirën dhe amanetin e përbashkët: që kombi ynë të gëzojë gjithmonë lavdinë e vet dhe të ecë përpara në dritën e lirisë e të bashkimit.

Me respekt e përkushtim kombëtar:

Kryesia

Kryetar: Akad. Amb.Miftar Tërshnjaku
Nënkryetar: Akad. Amb.Gjergj Rrustaj
Sekretar i Përgjithshëm: Akad. Amb.Setki Ibraimi
Koordinator: Ahmet Islami
Arkëtar: Izmer Alidemaj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT