Real Madrid tashmë është në fazën tjetër të Champions League.
Skuadra spanjolle ka fituar të mërkurën nga Napoli. Gjithashtu në raundin tjetër ka kaluar edhe Arsenal pas fitores së thellë kundër Lens. Edhe pse ka barazuar me Copenhagen, rrethin tjetër të garës e ka siguruar edhe Bayern Munchen. Gjithashtu tutje tashmë kanë kaluar edhe Real Sociedad e Inter.
Madrilenët kanë fituar me rezultat 4-2 në ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.
Spanjollët janë gjetur në disavantazh, por ata e kanë përmbysur rezultatin.
Rodrygo (11′), Bellingham (22′), Paz Martinez (84′) dhe Joselu (90+4′) kanë realizuar për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.
Simeone (9′) dhe Zambo Anguissa (47′) kanë shënuar për napolitanët.
Në ndeshjen tjetër Arsenal ka deklasuar lens, duke fituar me rezultat 6-0.
Havertz (13′), Jesus (21′), Saka (24′), Martinelli (27′), Odegaard (45+1) dhe Jorginho (86′) kanë gjetur golat për skuadrën e drejtuar nga Mikel Arteta.
REZULTATET E NDESHJEVE TË SOTME:

