Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritNurie Baduni-DU ME T’DASHT

Nurie Baduni-DU ME T’DASHT

DU ME T’DASHT

Eja m’duej sonte gazmendun t’pres,
Siç zogjt’ vijnë pravers shpresndez,
Pa oshtima hajde, hajde,
Pa bujë, pa kajde.


Veç eja m’duej, pa ty s’muj,
Si gjethja fëshfërims s’flladeve,
Mes refrene valësh e rebardhash hajde,
Si rr’ke ujnash nadjeve.


Nese nuk mundsh me ardh,
Duhmë shpirti m’nis flakë e zjarrm,
Do ta ruej paluem si e nusnis paj…
Ndezun damarve do e mbaj.


Me t’dasht due, me t’ndie dej n’asht,
Ani se ngat meje s’je, ani ndasht.
Njaj tingulli malet me kapërcye,
Shpirtit me u djeg si kasht…


Syve m’u baj sy, se due me t’dasht ty,
Dhe vetëm ty!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT