OKSIMORONET E QIELLIT
Si një re është që largohet
më e madhja
por unë pa lëvizur rri
dhe vetëm me sy mund ta ndjek.
Tani shoh boshllëk
e një qiell që kthjellohet
dhe dua që vetëm shi të bjerë
me të njëjtin ujë të mëparshmëm.
Poeti Alessandro Russo lindi më 26 korrik 1979 në Castellammare di Stabia (Napoli). Alessandro Russo botoi antologjinë e tij të parë poetike “Unë jam Angelica dhe paradë me erën” në vitin 2016 (Cicorivolta Edizioni), me të cilën fitoi edhe Çmimin e Letërsisë të Institutit Kulturor Italian të Napolit (2019). Me poemën “Napoli Metropol” fitoi Çmimin “Decumani” në vitin 2018. Në vitin 2020, me antologjinë e pabotuar “Zëra Reflektuese” fitoi Çmimin e dytë në Città të Arcores, e gjithashtu u vlerësua me Çmimin e rtetë “Nika Georgievna Turbina”. Në të njëjtin vit, me poemën “Ndërhyrësi” fitoi Çmimin e dytë Sublim nga Shoqata “Bota Kulturore Fluturuese e Sanremos”. Me librin e tij të ri me poezi “Derisa gjaku të mos na ndajë” (Leonida Edizioni – 2022), u prezantua në: Panairin Ndërkombëtar të Librit të Torinos, në Festivalin Venosa “Borgo d’Autore”, në “Panairin e Librit Xenia” në Reggio Calabria dhe së shpejti do të prezantohet në “Dima Book Festival” në Romë. Alessandro Russo ka fituar gjithashtu: Çmimin Rosmini, Çmimin Ithan Show të Shoqatës “Akademia e Artistëve”. Ai u rendit edhe i dyti në Çmimin “Alda Merini për Poezinë dhe Fiction” si edhe me Çmimin Persephone; u rendita i treti me Çmimin “Antica Pyrgos”; mori Çmimin e Nderit “Le Grazie” në Porto Venere – La Baia dell’Arte; është vlerësuar me Vlerësimin Special në Çmimet Assosinderesi, Çmimin Dostoevskij, Çmimin Litterae Fiorentinae, Çmimin Samnium dhe Çmimin Astrolabio. Poeti në fjalë u nominua gjithashtu me Çmimin e “Poezisë Shtriga” (2023). Që nga viti 2022, Alessandro Russo është pjesë e Jurisë së Çmimit “Decumani” dhe që nga viti 2023 bën pjesë në Jurinë e Çmimit “Java e Shkrimtarit”. Në datën 29 shtator 2023 ai do të paraqesë, së bashku me poeten Elvira Scognamiglio, recensionin poetik “Chiamalapoesia – Thirrpoezinë” në Librarinë Libertà, në Torre Annunziata (Napoli), ku do të presë poete dhe poetë të njohur me botimin e tyre të parë në një takim mujor secili. Në pranverën e ardhshme Russo do të paraqesë një tjetër Festival poetik, të sponsorizuar nga Bashkia Positano, i cili përfshin tre shfaqje në natyrë të hapur me lexime poetike dhe intervista nga tre sheshe të perlës së mrekullueshme të bregdetit Amalfi.
Përktheu Angela Kosta shkrimtare, poete, publiciste dhe Zv. Drejtore & Zv. Kryeredaktore në Albania Press.
