Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritPajtim Xhelo-Mbolla farën e Lirisë

Pajtim Xhelo-Mbolla farën e Lirisë

Mbolla farën e Lirisë

E mbolla farën e Lirisë në truallin amtar,
me vesë shpirti e ujita, bir besnik e bujar,
me durim, me mund e djersë, mbiu fara, dha filiza,
dhe pas vitesh, pa u ndjerë, u mbush toka plot me lisa.


Në tokën time të shenjtë, Lirinë në lisa solla,
hapa brazdat me parmëndë , për kombin nderin e mbolla,
rrëzova malin, preva pyllin, ndërtova dhe shtëpi,
punova për vete , për të tjerë, krenar ndihem tani.


Ndërtova lagje, fshat e qytet ku jeton çdo njeri,
Shtrova rrugë, thava moçale, për të sjellë begati,
Çela shkolla dhe spitale, prura dije dhe shëndet,
Nuk harrova këng’ e valle , për një jetë plot lezet.


Nuk gënjej, as e tepëroj, nëse ju them që u lodha,
dit’ e natë,, në shi e borë, pas kohës renda, brodha,
makinë, anie, avjon, në tokë, qiell dhe det,
solla që bota të rri mikpritje që përcjell e prêt.


Si çdo vdekëtar do iki, veç po lë një amanet,
mos mendoni se Liria aty është , kohën pret,
nëse dridhen , thinjen , plaken Lisat që unë i rrita,
mbillni farën e Lirisë, që në sy të mbetet drita.


Ju që rreze mëngjzore, po gëzoni në rini,
pa filiza dhe pa lisa nuk do njihni dashuri,
nëse doni të dini, sa i shenjtë ësht’ amaneti,
hapni varret dhe do shihn: asnjë vdekje nuk e treti.


Ju që rrugën gjetët shtruar, mos harroni asnjëherë,
jetën tuaj, të ndërtuar , mos e prisni nga të tjerë,
amanetin që lë fisi, asnjë varr nuk e mban dot,
mos i lini kohës tjetër, atë që duhet për sot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT