Ne dhe mysafiri i vjeshtës
Ja, erdhi mysafiri i vjeshtë, shiu,
Ditët me diell mbetën diku, atje,
Ectarë, çadra që i rrëmben veriu,
Kohë për biseda në një kafene.
Në xhama mysafir’i vjeshtës troket,
Kjo kafe e bekuar, gjumin të ndjell,
Miku yt i tavolinës vetëm flet,
Me qytetin luan nëntori dembel.
Në rrugë, vetëm makina që shpejtojnë,
Sot e shtunë, për ku po turren kështu?
Lokalet e shtrenjta, bregdetit kërkojnë.
Kënaqur, si derrat, përtypen atje,
Me barqet e fryra si gratë shtatzana…
Për ne, xhepboshët, mjafton kjo kafene.
