Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritPajtim Xhelo-Soneti i ditës sime

Pajtim Xhelo-Soneti i ditës sime

Soneti i ditës sime

Çdo ditë i them Botës Mirmëngjes,
kur qielli qan e qesh, pa dallim,
jeta ma kthen ëmbël : të përshëndes,
më grishin rrugët e qytetit tim.


Në prag lë merakun nga grindjet lodhur,
agut trishtimi mund dhe solli lotë,
ëndrrat na trembin, kushedi ç’ka ndodhur,
qytetit nis gënjehem te kjo botë.


Vë re që shtrembër më shikon dikush,
s’e besoj, shtyhem tej në trotuar,
zë qortoj veten : ç’dreqin ke plakush.


Asnjë nuk njoh, askush s’më përshëndet,
dhe i mërzitur nis e psherëti…
Kthehem nga erdha, pragu po më pret.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT