Sunday, December 7, 2025
BallinaVitrina e libritPajtim Xhelo-S'të dhëmb për mallin e mërguar?

Pajtim Xhelo-S’të dhëmb për mallin e mërguar?

S’të dhëmb për mallin e mërguar?

Më drithet dora kur të shkruaj,
Druaj mos bëj sërish gabim,
Ndihem fajtor , ndaj dhe po vuaj,
I vetëm, mbytur në trishtim.


Edhe nuk dua ta besoj,
Në ishte ëndërr a magji,
Veç di që s’mund të të harroj,
Mos është kjo një marrëzi?


Të thonë ç’ të duan të tjerët,
Vjeshtë rrebele, a stuhi,
Ndez zjarrin vonë, apo herët,
Mjaft të mbetet një dashuri.


Dhe pas tri jetësh do të dua,
Gjer inati të bëhet hi,
Je ylli im, ndriçon për mua,
Me shpirtin tim, dylind je ti.


As pas tri vdekjesh, nuk do vdes,
Gjersa të thuash : ” Po të fal”
Djalosh do jem atë mëngjes,
Shpirti do endet mal më mal.


Do jesh dhe ti kështu siç je,
Paçka, e lodhur, e motuar,
Vdekjes do t’i dukesh e re,
Dhe do largohet dëshpëruar.


Ja, vdekjes po i vika keq,
Po i them që prita tri jetë,
Ma ktheu : ” Jo, nuk jeni pleq,
Jeni pranverë e vërtetë”


Pa kush si ne ka dashuruar,
Kush zjarrin mban ndezur nën hi?
S’të dhëmb për mallin e mërguar,
Breng’ e ndarë në dy vetmi?


E di fort mirë, kam gabuar,
Dhe të më falësh po kërkoj,
Si mund të mbetem i harruar,
Kur s}mundem dot të të harroj?


Sa herë veten kam mallkuar,
Që hodha hapin në pjerrinë,
Kaq keq, kaq gjatë i ndëshkuar,
Më mori shpirti arratinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT