Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritPajtim Xhelo-Trimi dhe Iliona

Pajtim Xhelo-Trimi dhe Iliona

Trimi dhe Iliona

Motmoti në Amantinë Kaone,
në parajsën e gjirit Ilion,
jetonte një shtojzovalle jehone,
këngë që dhe sot nga gjumi na zgjon.


E brishtë, burbuqe e porsaçelur,,
vesë e agimeve argjëndore,
aromë e mjaltit të sapovjelur,
gërshetë e hireve vajzërore.


Zot mbi dy dete i ati i saj,
ilir i ardhur nga Taulantia,
e ëma Princeshë në tjetrin skaj,
nga Onhezmi, ku mbaron Thesprotia.


Toka, pyje, kuaj dhe blegtori,
velur nga jeta, pat lindur me fat,
për dreq filluan ta kishin zili,
një ditë u kap rob nga një pirat.


Lindi Princesha një vashë si ylli,
në një pyll lisash, orëve të vona,
Ilion…Ç’emër të bukur kish pylli,
dhe vajzën e quajtën Iliona.


U rrit e virgjër, nektar trëndeline,
endej në fllade, me valët këndonte,
e puthnin buzëmbrëmjet amantine,
nëpër ëndra me yjet vallëzonte.


Një mbrëmje, e pështjellë nga vetmia,
tek po kotej nëpër ëndrra rinore,
nga deti zbriti në breg dashuria,
një trim si nga legjendat largkohore.


Sa gjatë e kërkuan Ilionën,
një ditë erdhi me trimin thesprot,
sërish dëgjuan det e mal jehonën,
këngën agu na i sjell edhe sot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT