Monday, December 29, 2025
BallinaLajmePamje nga dërgimi i dy sulmuesve serbë të arrestuar në gjykatë

Pamje nga dërgimi i dy sulmuesve serbë të arrestuar në gjykatë

Dy serbët të cilët dyshohen për terrorizëm janë dërguar sot në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku do të mbahet seanca për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ata janë sjellur të prangosur e kokë zvarrë në objektin e Gjykatës.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj tre terroristëve serbë të arrestuar në veri.

Ndryshe, nga sulmi terrorist i të dielës ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos një zyrtar policor e u lëndua një tjetër.

Të vrarë kanë mbetur edhe tre sulmues.

Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit V.T, për pjesëmarrje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT