Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmePamje nga vendngjarja ku dyshohet se u vetëvra një 50 vjeçar

Pamje nga vendngjarja ku dyshohet se u vetëvra një 50 vjeçar

Një person i gjinisë mashkullore rreth 50-vjeç është gjetur i vdekur në një veturë në lagjen “Emshir” të Prishtinës.


Ekipi i T7 po qëndron në vendin e ngjarjes dhe raporton se viktima është gjetur pa shenja jete në një parking nëntokësorë. Vendin ku dyshohet se u gjet viktima policia e ka rrethuar me shirita.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Sipas zëdhënësit të policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në këtë rast ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, mirëpo policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT