Sadri Rexhepi
Para pesë ditëve, më 12 shkurt 2026, në Varrezat e fshatit Milloshevë të
Kastriotit, në prani të shumë qytetarëve, të afërmve e miqve, iu dha
lamtumira e fundit Gani Dragushës.
Në emerin e tij personal, dhe të familjes fjalën lamtumirëse e mbajti
Sadri Rexhepi, i cili nder të tjera tha: Të nderuar familjarë të Ganiut,
miq, kolegë dhe bashkëkombas të pranishëm.
Jemi mbedhur sot me zemra të rënduara dhe me një dhimbje që
vështirë gjen fjalë për t u shprehur. Jemi këtu për t i dhënë lamtumirën
e fundit një njeriu, jeta e të cilit ishte pasqyrim i historisë sonë
kombëtare – një histori plotë sfida, migrim, por mbi të gjitha, plotë
dinjitet dhe arritje.
Gani Dragusha lindi në Milloshevë, aty ku mori hapat e parë dhe ku
rrënjët e tij mbetën përgjithmonë. Mirëpo, për dallgët e historisë dhe
lufta e fundit në Kosovë e detyruan atë, si qindra dhe mijëra shqiptarë
të tjerë, të merrte rrugën e mërgimit drejt Amerikës së largët.
Udhëtimi i tij ishte ai i një fitimtari: Në Çikago, Ganiu nuk u dorëzua. Ai
u bë shembull i vulnetit të fortë. Atje ku shumëkush do të thyhej nga
malli, Ganiu gjeti forcën të shkelqente. Përfundoi shkollimin fillor, të
mesem dhe studimet universitare me sukses të lartë. Ai ishte dëshmia egjallë se intelegjenca dhe puna e palodhshme e shqiptarit nuk njeh kufij
e as bariera gjuhësore.
Por zemra e Ganiut rrihte gjithmonë për Kosovëen. Pas luftes, ai u kthye
në vendlindje për të kontribuar. Edhe pse rrethanat e detyruan të
kthehej serish në Çikago, ai kurrë nuk e shkeputi lidhjen me gjakun dhe
token e tij. Ai ishte një urë lidhse mes dy botëve, i respektuar nga
komuniteti shqiptar në SHBA dhe i dashur nga të gjithë ne këtu.
Të dashur familjarë, vdekja e tij tragjike dhe e parakohshme na ka
tronditur të gjithëve. Është e vështirë të pranosh që një mendje aq e
ndritur dhe një shpirt aq bujar u shua në lulën e jetës. Por Ganiu nuk po
ikën plotësisht. Ai po lë pas një trashëgimi të vyer: gruan me dy vajza,
prinderit, vëllezërit dhe familjen Dragusha.
Modelin e një nëxanësi dhe studenti ekselent.
Shembullin e një njeriu që e deshi atdheun jo vetem me fjalë por me
vepra.
Kujtimin e një djali, vëllai dhe miku të rrallë.
Atë ditë kur u varros Ganiu Çikago ishte në zi, edhe Millosheva ishte në
zi dhe e gjithë Kosova po e ndjen dhimbjen për këtë humbje të madhe.
Gani, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe. Emri yt do të
kujtohet me nder dhe respekt sa të këtë jetë mbi këtë tokë.
I përjetëshem qoftë kujtimi për të.
