Monday, March 16, 2026
BallinaLajmeParashikimi i motit

Parashikimi i motit

The Hydrometeorological Institute of Kosovo predicts that today (Monday) will be sunny and partly cloudy, cloudiness in the first part of the day may bring short-term rain in some places.
The minimum temperatures will move between 12-15 degrees Celsius, while the maximum of the day is expected to move between 24-28 degrees Celsius.

Instituti ka njoftuar se kjo javë do të jetë kryesisht e nxehtë, por po përmbyllet një muaj me temperatura mesatare maksimale ekstrem të larta dhe llogaritet që ky korrik të jetë muaji më i nxehtë i korrikeve prej se kur kanë filluar matjet profesionale meteorologjike (1854 Angli në laboratorin KJU).

Për shkak të temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP, ndërsa IHMK bënë thirrje qytetareve që mos të ndezin zjarre, sepse përpos dëmeve në fushën e bujqësisë dhe pasojave tjera, zjarret janë edhe burime të rrezikut të pronave tona, shëndetit dhe njerëzve në veçanti.

Sipas Institutit, ndryshimet klimatike po ndodhin më shpejt se sa parashikimet e shkencëtarëve të agjencive të fuqishme meteorologjike dhe tani nevoja për të reduktuar emetimet e gazrave serrë është më urgjente se kurrë më parë.

Ky muaj me këto temperatura ekstreme nuk ka përfshirë vetëm Evropën por tri kontinente (Amerikën e Veriut, Azinë dhe Evropën). Temperatura mesatare në nivel global ishte 16.63 në vitin 2019, derisa ajo tani ka arritur në 17.08 gradë Celsius, që konsiderohet rritje rekorde”, thuhet në njoftim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT