Të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat kohë pas kohe pritet të jenë më intensive. Në zonat malore priten reshje bore, të cilat në intervale të caktuara pritet të jenë të dendura.
Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 20–60 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C. /MeteoKosova/
