Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeParashikimi i motit për të hënën, 27.10.2025

Parashikimi i motit për të hënën, 27.10.2025

Të hënën parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu deri në orët e mëngjesit, të cilat herë pas here lokalisht pritet të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, ku mund të sjellin edhe vërshime në zona të caktuara.

Po ashtu, shkarkesat e rrufesë do të jenë të pranishme në lokalitete gjatë orëve të para të 24-orëshit.

Gjatë ditës do të ketë alternime vranësirash dhe kthjellimesh, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të izoluar.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 10-47 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C. /MeteoKosova/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Thomas Hood

Poem by Edgar Allan Poe