Të martën parashikohet të mbajë mot me diell në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë shtim të vranësirave, të cilat në zona të caktuara pritet të gjenerojnë ndonjë reshje të izoluar shiu. Reshje më të shpërndara priten gjatë natës.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-32 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 24°C. Vlerat më të larta parashihet të regjistrohen në Rrafshin e Dukagjinit. /MeteoKosova/
