Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritPASHKO VASA: UNË TË DUA E TI S’E DI…

PASHKO VASA: UNË TË DUA E TI S’E DI…

Unë të dua e do ta thoja
nëse n’mes të këtij mjerimi,
të një jete lemerie,
n’mendjen time do të shikoja
vezullimin’ e ‘i rreze shprese
përballë gjithë kësaj dashurie.

Unë të dua e ti s’e di…
Po pse vall’ për fat të zi
të t’jap pjesë prej këtij hidhërimi,
kur për mua s’ndrin kurrë më
jo një diell, por flakë e zbehtë
në errësir’ të këtij udhëtimi?

Unë të dua, por gjithmonë
do ta ndryj në shpirt sekretin,
tej kufijsh t’mos kalojë dot
me shqetësim ta turbullojë
prehjen tënde, ty te syri
s’dua të dalë asnjë pikë lot!

Unë të dua, por ndër sy
fshehtësin’ e zemrës sime
s’do kuptosh ti asnjëherë…
Rron ajo tek un’ varrosur
edhe kurrë s’do t’bëjë të qash
dashuria e një njeriu t’mjerë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT