Manchester United po shohin opsionet për të rindërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Përveç emrit të trajnerit, kërkohet edhe për emra që mund të përmirësojnë fondin e lojtarëve.
Tuttomercatoweb’ bën të ditur se Man United janë takuar me përfaqësuesit e Paulo Dybala, përcjell lajmi.net.
Ylli argjentinas ka refuzuar rinovimin e kontratës me ‘Zonjën e Vjetër’ dhe është gati të nis një aventurë të re.
Dybala mund t’i bashkohet Unitedit si lojtar i lirë gjatë verës, pasi mbetet pa kontratë.
Inter, Atletico Madrid e Milan janë disa nga skuadrat tjera që interesohen për argjentinasin
