Wednesday, February 4, 2026
BallinaSportPaulo Dybala në radarin e disa klubeve të mëdha evropiane

Paulo Dybala në radarin e disa klubeve të mëdha evropiane

Paulo Dybala tashmë dihet se do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi argjentinas nuk ka arritur marrëveshje me klubin torinez për vazhdimin e kontratës.

Ai është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës dhe qysh tash mund ta zgjedh klubin e ri.

Portali spanjoll “Fichajes” raporton se në garë për ish-futbollistin e Palermos është futur Roma, përcjell “Gazeta Express”.

Argjentinasi gjithashtu pëlqehet nga Interi në Itali dhe nga Atletico Madridi në Spanjë.

Ndërkohë, lojtarin do të mundohet ta transferojë edhe Jose Mourinho në Romë.

Dybala i ka zhvilluar 33 ndeshje këtë sezon deri tash me “Bianconeri” duke i realizuar 13 gola dhe duke i bërë 6 asistime.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos pritej që ai do ta merrte në dorë ekipin torinez, por nuk bindi me pozitën e liderit që iu dha. 

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT