PËR MËMËN TOKË
Disa ara të pambjella, me shkurre janë,
Si gojë krokodili, duken të çarat në verë,
Toka rënkimet, aty në thellësi i mbanë,
Se është e braktisur, duke u lënë djerrë,
Ajo si një nënë, na ka ushqyer e rritur,
S’ka më zë të flasë, ka mbetur si jetim,
Disa vite ka, si një vejushë duke pritur,
Të kthehet si dikur, nuse me gjelbërim.
Mbështet faqen bujku, në plisin e saj,
Si jastëk gjumi e shqetësimin ia ndjen,
Por natyra ka filluar, që inatin ta mbaj,
Nga pyjet që janë prerë, shira nuk bien.
Bujqitë e Divjakës, të njëjtën gjë thonë,
Se e duan tokën, as nata nuk i ndan,
Nëpër ugare aty, përherë ata i shikon,
Toka të do,-thonë,- po t’i rrish pranë.
Kur bisedon me ta, ulur shtruar në ugar,
Me nostalgji e kujtojnë një njeri të rrallë,
Të urtë, e të palodhur, kryetarin e parë
Për Dhimo Likon, flasin me shumë mall.
Nuk mund ta harrojnë, atë njeri fisnik,
Me bujqitë, qe përherë, i butë e i qetë,
Dhe në çdo shtëpi, e donin si një mik,
Në sytë e të gjithëve, po ashtu ka mbet.
E njihte ai tokën, si të sëmurin doktori,
Dhe bimën e shihte, kur rritej si fëmijë,
Prodhime më të larta nga toka ai mori,
Dhe të gjithë e shikonin, pasionin e tij.
Nga toka ujë nxjerrin, prapë asaj ia japin,
Si nënë e dashur, që ushqen bijët e saj,
Me thonjtë e tyre, vetë brazdat i hapin,
Që bima të rritet, si fëmijë mos të qaj.
Mëngjezi herët, deri në darkë, aty i gjen,
Se ajo i ka ushqyer e i ka mbajtur gjallë
Dhe kush e trajton mirë, ajo ta shpërblen,
Kështu ata thonë, dhe të flasim me mall.
