Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritPER TY!-Rudina Muharremi Beja

PER TY!-Rudina Muharremi Beja

PER TY!

Portën që bashkë e lyem, mos e mbyll,
burg, përreth, s’kam ndërmend të ndërtoj.
As dritaten që rrezen e diellit në sy m’ lëshon,
e netëve, t’ lumet pasione tinëz përgjon

Shtratit, që kurmet mban ngjitur,
s’i duhen gardhe,
buzët që nduke në zjarr, sonte shuaj,
mbamë, më mbaj përdore si çdo rradhë,
deri në fund të frymëve fort më duaj.

Kaltërsive që unë synoj, kufij mos shkruaj,
As ajrin mos e rëndo se shpirtin vret,
horizontet kanë magji ngjyrash s’janë bardhë e zi!
Jotja, çik e thërrime, ti më përket…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT