Pak minuta para se të përfundoj pjesa e parë, ka realizuar edhe golin e dytë skuadra e West Ham kundër Manchester Cityt, ku golashënues përsëri ishte Jarrod Bowen.
West Ham është duke ‘shkatërruar’ në shtëpi skuadrën e Pep Guardiolës pasi ka realizuar edhe golin e dytë me anë të anglezit, Jarrod Bowen.
Në minutën e 45’të pas një pasimi të Michail Antonio, Bowen doli përsëri përball Edersonit dhe me anë të një goditje të fortë drejt portës gjeti golin.
Kujtojmë që City është në vendin e parë në tabel me 89 pikë dhe me një humbje në ndeshjen e sotme mund të rrezikonte shumë titullin e Premier League.
