Tuesday, October 14, 2025
BallinaLajmePërfundon protesta në Hagë

Përfundon protesta në Hagë

Ka përfunduar protestë në Hagë, ku shqiptarë nga anë e mbanë botës u mblodhën në afërsi të Gjykatës Speciale për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, shkruan Reporteri.net.

Protesta u mbajt një ditë para se të nisë paraqitja e provave nga mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-ës.

Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT