Wednesday, October 15, 2025
BallinaVitrina e libritPerparim Hysi -"LAJTHITJE" PLEQËRISHT!

Perparim Hysi -“LAJTHITJE” PLEQËRISHT!

Shoh buzën tënde dhe mendja më humbi
Se m’u duk e kuqe,mu si plagë plumbi!
Mu si plagë plumbi që mos rrjedh më gjak
I vë buzën time,mbi të si kapak


Dhe tak-fap “gjaku” seç ndaloi
E shikon,moj mike që unë jm”jatroi” *
Iku gjaku,humbi: sa të pashë në sy
S’është më”plagë plumbi,po është dashuri.


Pak u “kokolizëm”,ashtu shok me shok
SE u eglendisëm, eh,sa bukur,tok!
Bërtas i gëzuar:-Shporru pleqëri!
SE kam gjetur “buzën” që më mban të ri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT