PRANË LUMIT SEMAN! *
Kam fluturuar si zok dhe jam tek lumi
Tek lumi”Seman” atje, në MBROSTAR **
Zëre se po rrëkëllehem tek kumi
Aq shumë për aty kam mall.
Kujtoj se si shtrihesha aty në behar,
Dhe tani shpreh dëshira “rioshi”
Kam mall për lumin,për fshatin kam mall
Sado që tek unë,tani flet thinjoshi.
Ç’është e drejta bëhem pak ziliqar
Që nuk vij dot më atje
Në vargje e shihni timin mall
I dua të dy dhe e di përse.
