Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmePesë emisarët e dialogut këtë vikend vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Pesë emisarët e dialogut këtë vikend vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se të shtunën më 21 tetor, në Kosovë dhe Serbi do qëndroj përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirolslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qëllimi i vizitës të së ashtuquajturës pesëshes së madhe, është të arrihet progres konkret në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe në depërshkallëzim pas zhvillimeve të fundit, ka deklaruar Stano.

Ai ka nënvizuar se Bashkimi Evropian, shtetet anëtare si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbeten mbështetës të fuqishëm të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmes evropiane të të gjithë rajonit.

“Ne kemi pritshmëri të qarta që palët do të vazhdojnë procesin e normalizimit dhe do të përmbushin detyrimet e tyre pa vonesa ose kushte”, porositi Stano në prag të vizitës së paralajmëruar.

Më 21 tetor, emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak, ai amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe këshilltarët e liderëve të Francës Gjermanisë dhe Italisë, Emmanuel Bonne, Jens Ploetner dhe Francesco Talo, do të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi.

Prishtina do jetë ndalesa e tyre e parë ku ata do takohen me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa në Beograd do zhvillojnë biseda me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Diplomatët e Brukselit nënvizojnë, se të gjithë këta janë në një mënyrë “garant” të marrëveshjes mbi rrugën drejt normalizimit dhe askush nuk dëshiron që ajo të dështojë.

Burime diplomatike në kryeqytetin evropian besojnë se për të shpëtuar marrëveshjen, kërkohet një angazhim edhe më i madh dhe më i dukshëm nga SHBA, Gjermania dhe Franca. Ata theksojnë se përfaqësuesit e BE-së nuk kanë më fuqi të bindin palët, sidomos pas dështimeve të fundit në procesin e dialogut.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT