Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-DUHET TË KTHEHESH O BIR !

Petro L. Sota-DUHET TË KTHEHESH O BIR !

Duhet që të kthehesh o bir, nga kurbeti,
Se toka është mbushur me barishte plot,
Por edhe çatia, sivjet pa riparuar mbeti,
Ka filluar të pikoj, kur bien shira me sqot.

Unë nuk mundem, s’bëj dot asgjë o bir,
Më vjen turp, kur shoh diellin në mëngjes
Kisha ëndërruar, një vdekje më të mirë,
Prandaj të kthehesh, që pastaj të vdes.

Duke folur me vdekjen, veten po e mbaj,
E po i lutem asaj, të më presin edhe pak,
Mos vdis i them vetes, se s’ka kush të qaj,
Se duhet mbajtur i ndezur, zjarri në oxhak.

Mos vdis i them vetes, lotin duke fshirë,
Derisa fëmijët e tu, nga kurbeti të vijnë,
Vreshti prapë sivjet, s’ka prodhim të mirë,
Edhe ullishtja, pak rrënjë janë me ullinjë.

E kishim ëndërruar, një jetë më të mirë,
Me nipërit dhe mbesat e me shtëpi të re,
I heshtur në vetm,i tek oxhaku rri shtrirë,
Me kollën që më shoqëron, rehat s’më le.

Duhet të kthehesh o bir, tek e jotja shtëpi,
Se është koha, të rrish këtu përgjithmon,
Hajde sa më shpejt, ta riparosh këtë çati,
Se kur bie shi me sqot, ajo brënda pikon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT