Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-ËNDËRRIME POETËSH

Petro L. Sota-ËNDËRRIME POETËSH

S’të ndodh shpesh, që një grua e rrallë,
Të flet për vargjet, me një ëmbëlsi,
Poetët thotë,- të diegin me mall,
Kur bëjnë vargje për dashuri.

Se shpirti i gruas, ka dhe çaste dobësie,
E si tela kitare dridhet lehtë, lehtë,
I mjaftojnë, disa vargje poezie,
Të psherëtijë, ah more poet,!

Prandaj poetët dashurohen nga disa gra,
E për disa kohë, si në gracka bien,
Në vrulle dhe pasione të mëdha,
Dhe me të tilla pasione flenë.

Ëndërrojnë për flirte, e shkruajnë vargje,
Gënjejnë poetët, janë vetëm fantazi,
Kur i gatojnë, si brumi në magje,
I fusin brënda e pak ëmbëlsi,

Në shtatin e gruas ëmbëlsi si frutat gjenë
Ajo në heshtje, me fanatizëm i ruan,
Janë çaste kur pasioni e rrëmben,
Nga mos prekja edhe ajo vuan.

Dhe kafshon çarçafin nga lodhja e pritjes,
Mbase nga faji, që një flirt ëndërron,
Si avioni në momentin e zbritjes,
Dridhet kurmi,me poetin flirton.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT