Mos e “ lësho “ kot fjalën, o “ Profesor “
Fjalën, mos e “ lësho “, as ti o“ Akademik “
Se fjala është si bombë, të plas në dorë,
Se fjala të fshikullon, porsi një kamzhik.
Fjala, s’është lodër, që me ‘të të luash,
Dhe as të thuash gënjeshtra me bisht,
S’të beson më njeri, të vërtetën të thuash,
Sepse, atë të vërtetë, se thua sinqerisht.
Fjala s’është gjethe, që lumi ta marrë,
Po të doli nga buza, atë se kap më dot,
Tek dikush fjala i peshohet në kandar,
Por nuk i ka peshë fjala, atij që flet kot.
Titujt dhe gradat, s’kanë shumë vlerë,
Kur nga goja e jote, s’del fjalë e pjekur,
Sepse ato që thua, sikur “ bien pak erë “,
Mania për tu dukur, mund të ketë prekur.
Por fjala s’është as pelë, që ti vesh fre,
Është ndjenjë, që me zërin e saj të flet,
Është këngë, ninullë, që në gjumë të ve.
Është gjithashtu vlerë, që të jep dinjitet,
