Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-KU E KE BESËN KOSTANDIN ?( baladë )

Petro L. Sota-KU E KE BESËN KOSTANDIN ?( baladë )

Është baladë,
që me qindra vjet,
ka çarë shekujt,
si rrufetë,
Gojë më gojë,
nga populli vjenë,
është si një perlë,
që shkëlqen.
se është vlerë,
që kurrë nuk humb,
fjala “Besë”,
është mbi kanun.
Ka përmasa dhe fuqi,
më shumë se ligji,
në një mbretëri…

Është një fjalë,
nga mot, moti,
ka sfiduar,
ligjet nga zoti,
Një traditë mijëvjeçare,
që të vdekurin,
e ngre në varre.
për një premtim,
që ishte dhënë,
në një kohë
të shkretës mëmë…

Kjo e ndodhur,
ka qindra vjetë,
në një vënd të Arbërisë,
Vënd i vogël,
vënd i qetë,
Njerës në besë,
të perëndisë,
Njerës me besë,
njerëz punëtor,
por,
fisnik edhe paqësor,

Në një familje,
vetëm mëmën kanë,
nëntë djemë si azganë
por,
dhe një motër,
si një hënë ish,
Në t’gjithë vëndin,
tjetër s’kish,
si ajo, me sy fildish,
nëpër festa,
bashkë shkonin
Doruntinë,
vajzën e quanin
të gjithë djemtë,
e lakmonin,

Kostandini,
vëllai i fundit,
Ish xheloz,
për të gjithë,
djemtë e katundit,
Larg motrën,
ai donte,
me një fisnik,
ta martonte,
Nëna e shkretë,
dakort s’ish,
por,
Kostandinit,
s’mund t’ja prish.

Edhe dasmën,
shpejt e bënë,
Sepse fjalën,
e kishte dhënë,
Por,
Kostandini,
pak u drodh,
Mos vallë diçka,
do të më ndodh,?
unë besën kurrë
nuk do ta shkel,
Doruntinën, do ta sjell.

Por, në kët’ vënd, Arbërie
vjen malarja, e një ushtrie,
sulmoi vëndin,
që ta pushtonte,
Me zjarr e shpatë,
ta gjunjëzonte.
Ushtoi briri i alarmit,
u betuan pranë altarit,
Gjakun derdhën,
kundër dushmanit,
Për këtë truall të vatanit,
Luftuan trimat,
nuk mbeti burrë,
Me një ushtri të sëmurë,
Të nëntë djemtë,
e zonjës mëmë,
si dragonjë kishinë rënë.
Dhe çdo të dielë,
nëna e priste,
Në nëntë varre
qirinjë të ndizte,

Për çdo të dielë,
gjithë ditën rri,
Ndez në çdo varr,
nga një qiri,
Në vitin e tretë,
të këtij mëngjezi,
Tek Kostandini,
dy i ndezi,
E përlotur, aty u ndal,
Kostandin,
o bir, o djalë,
Pse se mbajte atë fjalë,
Atë fjalë,
që vetë ma dhe,
Edhe i vdekur,
kështu më the,
do të ngrihem,
Do fluturoj me shkreptimën,
Do t’sjell motrën,
Doruntinën.

Por, kam tre vjet,,
që dot s’po fle,
Si e vdekur,
jam përmbi dhe,
Mbaje pra,
fjalën e dhënë,!
Mos e lerë
të shkretën nënë,!
Këto fjalë,
tha nënëmadhe,
E dëgjuan,
gurët në varre,
Qipariset e dëgjuan,
Zogjët u trëmbën,
Ikën,,,,
shkuan,

Por, edhe qielli,
shpejt u prish,
U trondit,
themeli në kishë
Frynte era,
si një e marrë,
Lëvizët gurët,
pëmbi varr,
Filloi shiu
me bubullimë,
U ça qielli,
nga një shkreptimë,
U ndez flaka
Përmbi retë,
U përplasën,
të dy rrufetë,

Ç’është kështu,?
Ç’farë po ndodh,?
Nga shkreptimat,
toka u ndrodh,
Sikur qielli në tokë ra,
Kishte ndodhur,
një hata,
Një errësirë e madhe mbeti,
Dridhej kisha,
si nga tërmeti,
Por, mbi një varr,
u ndez zjarri,
Ish mallkim,
nga e shkreta nënë,
Kostandini, del nga varri,
dhe u ngrit,
shpejt në këmbë…

U hap varri,
u hap qivuri,
Në kal të zi, u kthya guri,
Por, për një çast,
gjithëçka u ndal,
Kostandini,
kish hip mbi kal,
dhe fluturoi, porsi erë,
Porsi erë, me vetëtim,
Që ta mbante,
atë premtim,
Se në besë,
kishte mbetur
Tre vjetë vdekur,
i pa tretur,
Përpëlitej,
si shpirti i gjallë,
S’po e linte dot,
ai mall….

Fluturoi,
nëpër errësirë,
Mos ta shihnin në të gdhirë,
Nëpër male e nëpër pyll,
Qielli i nxirë,
nuk kish një yll,
Trak e truk, patkonjt e kalit,
Xixë lëshonin,
gurët e strallit,
Kaloj fshatra,
dhe kaloi kufij,
Larg do të shkonte,
që sa më shpejt
atje të arrij.

Nëpër pyjet, e Bohemisë,
Ku kurrë, s’kish shkel,
as këmbë e dhisë,
Ja dhe pak,
dhe do të arrinte,
Ah, kjo ditë,
të mos gëdhinte,
Por ja tani,
sapo arriti,
Ndaloi kalin,
por, nuk zbriti,
Pyeti njërën aty tek kroi,
Kurrizin kthyer,
fytyrën mbuloi,
Doruntina, në festë ish,
I ndrinte nuri,
me sytë fildish.

Hajde motër,
s’ka për të pritur,
Doruntina,
e pa habitur,
Si të vij, o vëllai im,
Me të zeza, apo për gëzim,
Që të ndërrohesh,
kohë s’ke,
motër hajde, kështu si je
Iu drodh qerpiku,
tek sytë e ballit,
Kur u gjend,
mbi vithe të kalit,
Si vetëtimë,
pyllit shkonte,
Doruntina,
s’po e kuptonte,
Dhe e pyeti Kostandinin,
Sepse rrobat,
erë myk i binin,
Udhëtova motër,
një rrugë të gjatë,
Kishte pluhur,
shi dhe natë,

Udhëtuan ditë,
e udhëtuan natë,
Rruga ishte,
më shumë e gjatë,
Nëpër pyje kur udhëtonin,
zogjtë e pyllit,po këndonin,
Çfarë po ndodh,
kështu vallë,?
Një i vdekur
dhe një e gjallë,
Që po udhëtojnë
mbi një kalë,
Doruntina,
s’mban mënd shumë,
sepse udhëtonte,
si nëpër gjumë,

Mbi dhjetë ditë,
duke udhëtuar,
Por s’mund ajo,
s’kishte kuptuar,
Që kalëronte,
me një të vdekur,
Kish tre vjetë,
që s’ishte tretur,
Dhe ajo,
që ishte e gjallë,
E kish djegur,
aq shumë një mall,

Kur arritën,
dhe hynë në fshat,
Ishte errësirë,
ishte bërë natë,
Duke u gdhirë,
dita njëmbëdhjetë,
Ishte tetor,
një natë e qetë,
Doruntina, u habit,
që s’po shihte asnjë dritë,
Dhe e pyet,
Kostandinin,
Pse im vëlla,
është errësirë,
si në pyll?,
Janë në gjumë,
ka

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT