Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-MUND TË NDODHË !

Petro L. Sota-MUND TË NDODHË !

MUND TË NDODHË !

Më ka ndodhur shpesh që të mbetem,
I mahnitur nga bukurija e ndonjë femre,
Më ka ndodhur gjithashtu, që të prekem,
Nga mos kuptimi, i ndonjë rrahje zemre.


Dy sy të bukur, edhe mund të mashtrojnë,
E mund të digjesh, pa iu afruar fare furrit,
Shkakun, jo vetëm tek ata sy ta kërkojmë,
Por, mund të jetë edhe dobësia e burrit.


Mund të ndodhë, të dehesh me një gotë,
Por fajin, nuk mund ta ketë vetëm pija,
Nga dëshpërimi, mund të derdhësh lot,
E shkaku, mund të jetë edhe dashuria.


Një mall, s’mund të vij, pa shkak patjetër,
I çuditshëm, ” në qiell të ngrysur pa lejlek”
Ah, ky varg i Kadaresë, si një mall i vjetër,
Më hyn në shpirt, si një imazh e më prek.


Mund të ndodhë, që ditët të ngatërrosh,
E mund të jesh i bindur, për atë që thua,
Por s’mund të jetë e lehtë, që të harrosh,
Dhe ta heqësh, po nga mëndja një grua.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT