NË RRJETËN E DASHURISË
Një nur të ka rënë, mbi shtatin tënd,
Si një hënë hirëplote, gjithë shkëlqim,
Një rrezatim, po shpërndan anekënd,
Je muzë për poetët, e i jep frymëzim.
Bukuria, si një ylber të ka rrethuar,
Eleganca, sikur për ty paska zbritur,
Një mbrekulli, sa të kisha ëndërruar,
E kur të pashë ty, mbeta i mahnitur.
Shumë jam mahnitur, vetëm unë e di,
O zot, në se jam në ëndërr më zgjo,!
Që më solle si femër, këtë mbrekulli
Me sytë e mi, bukurinë e saj po shoh.
Kush vallë s’do të kishte merak për ty,
Kaq e këndshme, sa zëmrën e trondit,
Se buzëqeshjen tënde e ke dhe në sy,
Ndërsa buza, i ka të gjitha ëmbëlsitë.
Për Venerën e Botiçelit, e bukur thonë,
E Artemisën, si perëndeshë të bukurisë,
Ndërsa para teje, askush nuk reziston,
Do binin të gjithë, në rrjetën e dashurisë.
