Mos më pyet, se ku kam mbetur,
Mos më pyet, pse kam munguar,
Se nëpër natë rrugët kam gjetur,
Ndërsa ditën nëpër ‘to kam shkuar.
Nuk mund të ikja, kurrë larg teje,
Sepse e di, gjithmonë m’ke pritur,
Dhe nëpër ëndrra, kur ti më gjeje,
Edhe kur ikje, s’më lije të mërzitur.
Në se të humb, do të ndjehem me faj,
E rrugëve si i pastrehë do të kërkoj,
Si për vajzën më të bukur do të qaj,
Dhe prandaj ty, kurrë s’do të harroj.
Më deshe që të rri me vetminë time,
Pranë zjarrit në oxhak duke shkruar,
E fuke kujtuar rininë me përmallime,
Vajzat e bukura, që më kanë harruar.
