Saturday, November 15, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -QE NJË ILUZION

Petro L. Sota -QE NJË ILUZION

Ti ike, se mëndjen e kishe të ndarë,
Ndoshta sa më larg, kërkon të rrish,
Me një fytyrë tjetër, që s’ta kisha parë,
Dhe e di, që këtu, më nuk do të vish.

Nuk di çfarë mendove, që i dhe fund,
Ndonjë shkak patjetër të ka shkundur,
Por ikja e jote, mendimet s’mi lëkund,
E mendova, çdo gjë qënka e mundur.

S’gjete as stinën e duhur për të ikur,
Se di çfarë motivi të ka bërë për vete,
Ndoshta, trill gruaje, për t’u zbavitur,?
Apo qe momenti i vetëm, që ti gjete.?

Dhe nuk pres, se një ditë do të vish,
Por edhe që të vish, më duket e kot,
Se mungesa e jote, mua sinqerisht,
Nuk mund të më bëjë si Don Kishot.

S’mundem që t’i kujtoj ato mbrëmje,
Sepse ti ike nga unë përgjithmonë,
Do ta fshij nga kujtesa qënien tënde,
Se s’ka qenë dashuri, por një iluzion.

Në netët, sido qofshin, vonë do të rri,
Jo në stacione të pres dikë të vonuar,
Por do kërkoj motive të reja për poezi.
Nëpër dallgë mendimesh, duke notuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT