Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-ROZAFA

Petro L. Sota-ROZAFA

( legjenda murimit)

( baladë )

Në ndërgjegjen,
e një kombi ngel,
siç është besa,
që askush s’e shkel.
është një premtim,
një amanet,
është si një ligj,
kur s’ka shtet,
Dikur jetonin,
në harmoni,
merrnin e jepnin,
me krushqi,
punonin tokë,
dhe blegtori,
në çdo familje,
ku kishte burrë,
ishin mjeshtra,
që gdhëndnin gurë,
gdhëndnin gurë ,
kala ndërtonin,
flijonin shpirtin,
në themel e në mur,
që të mos shëmbej,
ndërtesa kurrë…


Në një kohë,
që s’mbahet mend,
por, tregohet,
si një legjendë,
që nga poshtë,
ku Buna rrjedh,
mbi kodër lart,
sa topi gjylen,
dot se hedh,
as nuk e arrin,
gjuajtja e topuzit,
përmbi kodër,
të Valdanuzit,
rridhte Buna,
qetë e qetë,
për tre ditë,
edhe tre netë,
si re e zezë,
mjergulla e mbulon,
dhe mbas tre ditësh,
ikën dhe shkon.

Tre vëllezër ishin,
të martuar,
me tre gra,
që po ndërtonin,
mbi kodër një kala,
një kala,
nëna e vetme,
u kishte mbetur,
Se babai,
kish kohë i vdekur,
ishin djem,
me besë burri,
por, dhe mjeshtra,
në gdhëndje guri,
si azgan të palodhur,
por kish diçka,
që u kishte ndodhur,
nga mëngjezi,
në të perënduar,
ngrinin mure,
por,
gjithë natën,
në të aguar,
gjysma e murit,
binte n’tokë i rrëzuar,
dhe ditën tjetër,
kështu prapë,
ajo që bëhej,
rrëzohej çdo natë…
Të mërzitur,
dhe të djerësirë,
shohin nga larg,
një plakë të mirë,
kur iu afrua,
aty pranë,
e lanë punën,
në sy e panë,
ndaloi çekiçi,
aty tek guri,
kur u dëgjua,
një zë burri,
-Puna e mbarë,
o mjeshtra guri,!
kur u afrua,
pritëm pak,
Ishte Orakulli,
kthyer në plak,
i madhi vëlla,
i pari foli,
si buçim,
zëri i tij doli,
-Të lumtë goja,
o udhëtarë,!
ku e kupton,
se kjo punë,
është e mbarë.?..
Ndërtojmë ditën,
deri në errësirë,
por, natën shëmbet,
në të gdhirë,
po shihte plaku,
pa habi,
e dinte mirë,
pse muri s’rri,
u mendua aty pak,
edhe u tha:
-Mos kini merak,
Prisni tre ditë,
pak nuk janë,
duhet të gjejmë,
një kurban,
mengadalë, plaku iku,
të tre vëllezërve,
iu drodh qerpiku,
në mendime,
kishin rënë,
çfarë të bënin,?
që t’qëndronte,
muri në këmbë,!
erdhi darka,
të mërzitur,
por, tre ditë,
duheshin pritur,
dhe u kthyen në shtëpi,
-por cili vallë,
duhej bërë fli,?
ndoshta njëri,
nga të tre,
kështu mendonin,
dhe asnjëri,
më dot s’po fle…

Nga mesnata,
zhurmën e prunë,
u drodh toka si tërmet,
rrëzoheshin gurët,
brenda në Bunë,
prapë kalaja,
sikur po flet,
sikur thërret,
me ofsham,
kërkon patjetër,
një kurban,
të tre vëllezërit,
gjumë nuk kanë,
por, kush do t’bëhet,
vallë kurbanë,?
rrinë të menduar,
të mërzitur,
por, tre ditë janë,
për të pritur,
janë tre ditë e tre netë,
por, cili vallë,
kurban do të jetë,?
oh, sa lodhje,
sa mundim,
do të pranojmë,
çdo flijim,
kush do qoftë,
do ta pranojmë,
vetëm muri,
në këmbë të qëndroj…
Dhe tre ditët,
kaluan si muaj,
ndërmjet tyre,
ish dhe një i huaj,
që punonte,
bashkë me ta,
mjeshtër ishte,
si usta,
djal i ri,
më i fortë se burri,
në këto vise,
rasti e pruri,
por, ditën e tretë
diçka kish ngjarë,
që ndihmësi, vetë
nuk kishte ardhë,
plaku i gjeti,
duke punuar,
ashtu të heshtur,
të menduar,
dhe i thirri,
bashkë të tre,
që të betoheshin
për këtë dhe,
për këtë truall,
dhe për këto gurë,
që s’do ta shkelnin,
besën kurrë,
që në shtëpi,
kur të shkonin,
grave të tyre,
s’do ju tregonin…
Dhe që të tre,
ashtu bënë,
besën e dhënë ,
duhet ta mbanin,
që t’qëndronte,
muri në këmbë
s’do të tregonin,
për kurbanin,
një nga gratë,
drekën kur t’sillte,
nga kështjella,
më e gjallë
s’do të dilte,
atë natë,
nuk fjetën gjumë,
hëna e plotë,
vështron mbi Bunë
por, edhe ajo,
mërzitur rri,
nga gratë cila,
do të bëhej fli…?
Mëngjezi erdhi,
kur nata iku,
syri lotin,
ngadalë e derdhi,
por, nga një pikë,
u lag qerpiku,
si pikë vese,
në sy ndriti,
një ofsham,
shpirti e qiti
të tre vëllezërit,
nuk po flisnin,
duke punuar,
drekën prisnin,
por iu duk,
një kohë e gjatë,
një orë ngjante,
sikur shtatë,
shumë të lodhur,
edhe nga vapa,
por,
më tortur,
kish qenë vetë nata,
në mendime,
duke pritur
dëgjoheshin gurët,
duke zbritur,
shëmbej muri,
si një tërmet,
si ulkonjë,
Buna bulçet,
hidhen dallgët,
në tjetrën anë,
kërkojnë patjetër,
një kurban…

Vjenë mesdita,
edhe këtë herë,
troket nëna,
në çdo derë,
në fillim,
të madhes nuse,
se kish gatuar,
kungull me verë,
bukë e ujë,
mbushur në puse,
nusja e madhe,
e dëgjoi,
por, me takt,
e këndërshtoi,
ah, moj nanë,
nuk mund të shkoj,
sot gjithë ditën,
por, dhe mbrëmë,
kam tre ditë,
që koka më dhëmbë,
nuses së dytë,
i troket në derë,
presin burrat,
bukë dhe ujë,
e kungullin me verë
-ah moj nanë,
nuk mundem dot,
tek vëllezërit e mi,
të shkoj unë sot,
Pastaj të voglës,
ajo i thërret,
menjëherë,
çohet në këmbë,
po moj nanë,
që të shkoj,
s’kam se si,
dua që djalit,
t’i japë pak gji,
është i vogël,
edhe më qan,
po të shkoj,
s’ka kush e mban,
dy të tjerat,
i thonë asaj,
e mbajmë ne,
se lemë të qaj,
U nis nusja,
se po prisnin
Rozafë e quanin,
kështu e thërrisin,
ishte e bukur,,
si manushaqe,
e puthi djalin,
në ballë dhe faqe,
qëndroj pak,
dhe e vështroi,
një pikë lot,
në buzë qëndroi,
buzë e saj,
si aromë ftoi,
flokët ngjyrë,
kish trëndelinën,
s’kishte më të bukur
në të gjithë krahinën,
ish e ëmbël,
si mjalti në gojë,
ndrinë në mbrëmje,
si xixëllonjë,
burri i saj,
mbrëmë s’tregoi,
sepse fjalën,
vërtetë e mban,
por dy vëllezërit,
grave u thanë,
Kur nga larg,
Rozafën panë,
që po vinte në kala,
i plasi shpirti,
nga një ofsham,
sa nga dora,
çekiçi ra,
dhe zbret në faqe,
një pikë lot,
-çfar ke kështu, o im zot,
burrit të vetë ajo i foli,
por zëri i tij,
nga shpirti doli,
doli i thellë,
si nga një pus,
u drodh kodra,
në Valdanuz,
plasën gurët,
ranë në lumë,
dallgë u ngritën,
përmbi Bunë,
-moj kunat,- i madhi tha:
do të murohesh në kala,
sepse muri,
nuk po mban,
do të bëjmë,
ty kurban,
dhe do bëhesh,
ti patjetër,
-shëndoshë ju,o kunetër,
foli Rozafa e qetësuar,
se diçka kishte kuptuar,
fati i saj, këtu qe shkruar,
me trup e shpirt,
në mur do të prehej,
në një legjendë,
do të kthehej,
do të murosej,
kështu e gjallë,
ah, për djalin,
do të kishte mall,
se të vogël, e kish lënë,
kish nevojë ai për nënë,
ç’do të mendonte,
për të i biri,
kur të kërkonte,
qumësht gjiri,
prandaj,
amanet të më kini,
një gji jashtë,
të më lini,
dua djalin,
që vetë ta rrisë,
sa herë të vijë,
ti jap pak sisë,
dhe një sy,
që ta shikoj,
me një dorë,
ta ledhatoj,
me nina nana,
ta ve gjumë,
me një këmbë,
djepin tja tund,
këto fjalë, Rozafa tha,
kur e murosën në kala,
kështu kalaja,
u ndërtua
sepse Rozafa,
vetë u flijua.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT