Sunday, January 25, 2026
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-SHEKSPIRI

Petro L. Sota-SHEKSPIRI

Shekujt me pluhur dot,nuk e mbuluan,
As mjegullat e dëndura që erdhën gri,
Ndërsa tani, në sallat komode e kërkuan,
Se po luajnë me kombet prapë tragjedi.

Tragjedia luhet me aktorë të maskuar,
Që njohjen e tyre, ta kenë të vështirë,
Po ato monologje, që i kanë të kopjuar,
Me vrasje, si në tragjedinë “ Mbreti Lir “ .

Të njëjtat tragjedi, por në të tjera salla,
Me kurthe, intriga që s’mund ti imagjinosh,
Ndërsa spektatorët, janë kufoma të gjalla
Me dilemën: -“ Të rrosh, a të mos rrosh.

Në metropole çdo ditë mund të shikosh,
Mbushur me klloun, që duken të vërtetë,
Spektatorë në rrugë, se sallat janë bosh,
Se s’gjendem më, as Romeo as Xhuljetë.

Në bodrumet e kështjellave ka mbet hiri,
Si dëshmi e intrigave që aty brënda mbeti,
Por epoka e thirri, të na e tregoj Shekspiri,
Intrigat dhe vrasjet tek tragjedia “ Hamleti”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT