( Dedikuar Perikli S. )
Më thërriste muza, për t’ma kujtuar
Ndërsa mendimi, i sinqert më vinte,
Për mikun tim, kam kohë pa e takuar
Shpirtin trokiste e të qetë s’më linte.
Për çudi vargu, si një ujvarë rrëshket,
Sepse më vjen, i vrullshëm nga larg,
Me zërin mallit, sinqerisht më thërret,
Për miqtë e mirë, të thurësh një varg.
E dëgjova atë zë, që doli nga thellësia,
Si një këmbanë, që po binte pa pushim,
Sepse harresën, se shkakton largësia,
Por në qënien tonë, po ndodh ndryshim.
Ka ndryshuar gjithçka, ndoshta për mirë,
Por traditat dhe vlerat janë duke u shuar,
Po më tërheq vargu, sikur të jetë zinxhir,
Dhe më thotë: – për mikut duhet shkruar.
Të kujtoj o miku im, të kujtoj më shpesh,
Më çlodhin kujtimet, se më vijnë si flutura,
Miqtë si ty janë të rrallë, vështirë ti gjesh,
Ato biseda të sinqerta, mbetet të bukura.
Ndërsa fjalët më zbresin shkallë shkallë,
Edhe pse ditët, po na vijnë përherë gri,
Porsi një mantel, ç’më mbulon një mall,
Më vjen si re e bardhë, për mikun Perikli.
